Vasili: Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Vasili: Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit Vasili Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova e funksionimit me regji të tij. Çdo qytetar, përfshi edhe të indiferentët, pyet përse aplikohen dy standarde: njëri represiv dhe çnjerëzor për përfaqësuesit e opozitës, dhe një standard krejt tjetër për përfaqësuesit e pushtetit. Si do t’ua shpjegojnë qytetarëve rrëmbimin kriminal dhe çnjerëzor për arrestimin e Ilir Metës, përkundrejt shoqërimit shumë të qetë të Erion Veliajt? Po ashtu, si do t’ua shpjegojnë arrestimin në mes të aeroportit, me pranga në duar, të Abi Malltezit që priste bashkëshorten, përkundrejt shoqërimit absolutisht të qetë dhe me respekt të Veliajt për në paraburgim? Si do t’ua shpjegojnë njerëzve që arrestojnë prej më shumë se një viti Ilir Metën dhe izoluan për një vit...