Buxheti i shtetit, pushteti vendor do të marrë 473 mln euro

Buxheti i shtetit, pushteti vendor do të marrë 473 mln euro

Në prag të nisjes së diskutimeve për një tjetër reformë territoriale, që do të sjellë një ndarje të re të bashkive, qeveria vijon të rrisë mbështetjen për pushtetin vendor. Për vitin 2026, bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit në formën e transfertës 47.3 miliardë lekë ose gati 473 milionë euro, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%. “Gjatë vitit 2026, pushteti vendor do të përfitojë në total 47.3 miliardë lekë në formën e transfertave, nga të cilat 27.8 miliardë lekë ose 59% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme e cila shpërndahet përmes formulës, 14 miliardë lekë ose 30% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor,...