“Në PD sundon frika dhe heshtja”/ Analisti: Sali Berisha bleu mbijetesën politike me 1.4 milionë euro

“Në PD sundon frika dhe heshtja”/ Analisti: Sali Berisha bleu mbijetesën politike me 1.4 milionë euro

Analisti politik Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live” tha se Sali Berisha ka paguar paratë për Chris LaCivita, pavarësisht se e dinte që nuk do fitonte zgjedhjet parlamentare të 11 majit.  Ai shtoi se shuma prej 1.4 milionë euro nuk prodhoi një subjekt të qëndrueshëm opozitar, por vetëm mbajtjen gjallë të figurës së Berishës në skenën politike.  Mërtiri e përshkroi situatën brenda PD-së si paradoksale dhe tregues të një krize të thellë, ku mungon çdo alternativë dhe kritikë ndaj lidershipit aktual.  “E ka ditur se do t’i humbiste zgjedhjet. Nëse nuk do ishte Chris LaCivita, ai nuk kishte marrë votat që ka marrë. Me 1.4 milionë euro garantoi mbijetesën e tij në politikë, pasi në të kundërt do të detyrohej të ikte. Kjo ka prodhuar...