Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Laçi rimbjell fushën, faza e dytë e gjën të…gjelbëruar
Ndeshja e javës së 11-të në transfertë me Besën dhe ndalesa e kampionatit për afro dy javë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares i ka shtyrë kurbinasit të mendojnë për fushën e tyre. Ndeshjet shtëpiake të Laçit por dhe të Vorës në tre takime si pritëse, e kanë rënduar tapetin e stadiumit “Laçi” ndaj fill pas përfundimit të ndeshjes me Lushnjën, fituar 2-1 është hapur rruga për të rimbjellë të gjithë perimetrin e brendshëm të fushës. Në fakt, sot e gjithë brigada mirëmbajtëse është angazhuar me këtë proces dhe me gjasë pas një muaji fusha pritet të gjelbërojë e gjitha./Sportiim.al/ Vazhdo leximin