Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN: Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore”
Pas debateve publike dhe politike që u përqendruan tek terminologjia e përdorur për gjininë, projektligji i qeverisë për “Barazinë Gjinore” u miratua në disa komisione parlamentare të martën me ndryshime minimale, ndërkohë që Partia Socialiste u tërhoq nga dhjetra amendamente të mëparshme për këtë nismë. Kundërshtimet e opozitës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare u fokusuan tek terminologjia për identitetin gjinor, me pretendimet se përkufizimet e nismës binin ndesh me familjen dhe traditën shqiptare si dhe i hapnin rrugë sipas tyre, njohjes ligjore të komunitetit LGBTI+. Socialistët e mbrojtën nismën si harmonizim me legjislacionin europian dhe tentuan të kënaqin kundërshtimet me ndryshime të terminologjisë, të cilat u prezantuan fillimisht në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme Relatorja socialiste, Iris Luarasi bëri të ditur se ndryshimet...