Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Progres Raporti i BE, Spiropali: Rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar
Ministrja për Europën Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të Progres Raportit të BE. Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga fjala e komisioneres së zgjerimit të BE-së, Marta Kos, ku flet me nota pozitive për progresin e Shqipërisë. Ministrja e shoqëron videon me mbishkrimin: Ditë e mirë! Ky nuk është thjesht progres në letra, është një rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar. Me Europën e vlerave, dhe të ardhmen në duar, Shqipëria do të ngjitet patjetër aty ku duhet. /vizionplus.tv