“Diella është shtatzënë me 83 fëmijë, duhet të presë t’i lindë”/ Rama në Samitin e Zgjerimit të BE: Jemi të vetmit që kemi përdorur AI në procesin e anëtarësimit

“Diella është shtatzënë me 83 fëmijë, duhet të presë t’i lindë”/ Rama në Samitin e Zgjerimit të BE: Jemi të vetmit që kemi përdorur AI në procesin e anëtarësimit

Kryeministri Edi Rama marrë pjesë përmes një video-konference në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, ku foli edhe për ministren e krijuar me AI, Diella. Rama foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, teksa sa i përket procesit ai ka deklaruar se jemi të vetmit që kemi përdorur AI. Gazetarja: Cila është ideja tjetër krijuese që vjen prej jush në rrugën drejt BE? Edi Rama: Jam i sigurt që keni dëgjuar që Diella është shtatzënë me 83 foshnja, duhet të presë të lindë këta bebe. Nuk është diskutuar shumë që jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI, në korpusin ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë, edhe në analizë e hartimin e përgatitjes së të gjithë paketave ligjore për t’u miratuar...