Rama shpjegon pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel: Doli një problem ajror

Rama shpjegon pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel: Doli një problem ajror

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, një moment i rëndësishëm dialogu BE-vendet e Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit. Rama tha nuk mundi që të ishte fizikisht prezent, siç ishte parashikuar, pasi pati probleme me linjën ajrore që do të merrte, dhe se nuk e kishte ai në dorë. “Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajrorë që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin”, tha Rama.