Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Afera e Bankers, gjykata liron burgu ish-administratorin Leonidha Çobo
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të ish-administratorit të Bankers Petroleum, Leonidha Çobo. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela në seancën e kësaj të marte, ndërsa ende nuk dihen arsyet e paraqitura prej palës mbrojtëse për ndryshimin e masës së sigurisë. Ndaj Çobos është caktuar masa e re “arrest në shtëpi”. Ai u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë të Bankers, në total 14 masa, të lëshuara nga Prokuroria e Fierit pas një hetimi që zbuloi skemën mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal në qindra miliona euro. Më pas, Prokuroria e Fierit shpalli moskopmetencë dhe dosja i kaloi SPAK-ut.