Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Më vjen keq, mund të kishim fituar”, Edi Martini: Vllaznia ime është dhe do jetë ekip sulmues
Tekniku i Vllaznisë, Edi Martini, pas barazimit 2-2 ndaj Egnatias, shprehu keqardhjen e tij për mënyrën sesi shkoi ndeshja. “Normal që më vjen keq sepse të jesh 1-2 dhe me 10 minuta lojë, një lojtar më tepër dhe të futesh në presion siç bëmë ne, e kam peng sepse kemi eksperiencë. Në fund duhet ta kontrollonim lojën dhe të mbanim rezultatin, mos të pësonim golin e dytë. Gjithçka ishte e përgatitur, e dinim se si Egnatia do të manovronte. E kishim përgatitur në mënyrë të tillë, siç patë edhe lojën. Lodhje? Normalisht që po, para ndeshjes, kishim probleme me Malën, ishim në dyshim nëse do të ishte apo jo. Mala e përballoi aq minuta, luajti mirë. Gjini në pushim kishte probleme, u detyruam të bënim...