U dënua me 2 vite e 8 muaj burg/ GJKKO: Alqi Bllako e ka shlyer me paraburgimin

U dënua me 2 vite e 8 muaj burg/ GJKKO: Alqi Bllako e ka shlyer me paraburgimin

Ish-deputeti i PS Alqi Bllako i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës pritet të lërë qelinë. Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi ta shpallë Bllakon fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lekë, duke e dënuar me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Por GJKKO ka vendosur lirimin e Bllakos pasi është vendosur shuarja e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër. Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.     Më 11 mars, Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO...