Festuan me gjithë shpirt golin e Interit, Sky Sport i pushon nga puna (video)

Festuan me gjithë shpirt golin e Interit, Sky Sport i pushon nga puna (video)

4 Nëntor 2025 18:50 Telesport Goli i Interit, ose më saktë autogoli që vulosi fitoren 1-2 të zikaltërve në fundjavën e kaluar ndaj Veronës, iu ka kushtuar shtrenjtë dy gazetarëve praktikantë në Sky Sport. Momenti ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku dy  gazetarët praktikantë nuk rezistuan dot pa festuar golin e fitores për ekipin e tyre të zemrës, por harruan që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë dhe në kohën e sotme virtuale, nuk ka gjë që i shpëton dot kamerës dhe syrit të publikut. Episodi shkaktoi një valë të madhe reagimesh, duke e detyruar drejtorin e Sky Sport, Federico Ferri, të dërgojë menjëherë në shtëpi të dy praktikantët. Në një letër të dërguar redaksisë, Ferri ka kërkuar që episode të tilla të mos përsëriten...