Kushtetuesja pro Veliajt, Jordan Daci: Vendim i pritshëm! Institucionet morën mesazhin e qartë, mund të ketë zëvendësim mase…

Kushtetuesja pro Veliajt, Jordan Daci: Vendim i pritshëm! Institucionet morën mesazhin e qartë, mund të ketë zëvendësim mase…

Juristi Jordan Daci foli pasditen e sotme në News24 lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Veliajt dhe rrëzoi dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë dhe shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës.  Daci thekson se ky ishte një vendim i pritshëm, por e cila sipas tij nuk do ndikojë në procesin penal ndaj Veliaj në SPAK dhe GJKKO.  “Vendimi ishte i pritshëm. Edhe dekreti, kam qenë dhe jam i bindur se jemi para një akti kushtetues që ndryshonte marrëdhëniet kushtetuese. Nuk ishte një akti nënligjor, administrativ. Ishte vendim mëse i pritshëm. SPAK dhe GJKKO do bëjnë punën e tyre. Procesi penal ndjek tjetër ritëm. Dhe sigurisht qenia ose jo kryetari bashkie nuk ka ndikim në aspektin juridik të gjësë. Prokurorisë dhe gjykatësi janë të pandjeshëm në këtë drejtim.  Është një shkak...