“Lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit, unike në rajon”/ Rama përgëzon SPAK: Nuk e kthen ‘kokën’ as majtas as djathtas!

“Lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit, unike në rajon”/ Rama përgëzon SPAK: Nuk e kthen ‘kokën’ as majtas as djathtas!

Kryeministri Rama ka folur për reformën në drejtësi dhe punën e SPAK në goditjen e korrupsionit në nivele të larta. Rama tha se ajo çka Shqipëria po bën sot në luftë kundër korrupsionit është unik dhe se asnjë vend tjetër në rajon nuk mund të pretendojë se ka arritur ta bëjë gjithashtu.  “Shqipëria po bën diçka unike në ajon, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar praktikisht në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve dhe sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë djathtas apo majtas. Me shumë fakte që tregojnë se ajo çka kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej pavarësisë deri shumë pak vite...