Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve
Mediat italiane kanë ngritur alarmin për ndotjen e lumenjve në Shqipëri, të cilët përfundojnë në detin Adriatik. Sipas raporteve, sasi të mëdha plastike dhe mbetje të ngurta transportohen nga lumenjtë shqiptarë drejt Italisë, duke rritur shqetësimet për mjedisin, shëndetin dhe turizmin. Në një kronikë të mediave italiane, të shoqëruara me pamje të lumenjve të mbushur me mbetje, theksohet se kjo plastikë mund të riciklohej dhe të gjeneronte fitime të mëdha. Megjithatë, mungesa e menaxhimit të duhur, korrupsioni dhe dështimi i institucioneve pengojnë përdorimin e qëndrueshëm të saj. Gjithashtu në video theksohet se në zonat rurale, mbetjet nuk mblidhen si duhet, ndërsa ndihmat dhe incentivat nga Europa shpesh nuk arrijnë tek qytetarët. “Kjo pamje na dëmton të gjithëve, jo vetëm vendin nga ku vjen, por edhe...