“Drejtësia po godet si në opozitë edhe në qeveri”, Rama: Brenda 2027-ës, Shqipëria synon sistemin e plotë të Prokurimeve Publike me AI

“Drejtësia po godet si në opozitë edhe në qeveri”, Rama: Brenda 2027-ës, Shqipëria synon sistemin e plotë të Prokurimeve Publike me AI

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është duke realizuar një reformë të thellë dhe të pakrahasueshme në rajon në fushën e drejtësisë, një luftë kundër korrupsionit që shkon përtej fjalëve dhe sipërfaqes. Ai u shpreh se kjo reformë është një përpjekje serioze dhe e ekuilibruar, që ka marrë mbështetje ndërkombëtare. Ai nënvizoi gjithashtu se drejtësia është tejet e ekuilibruar si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë. Rama theksoi se, deri në vitin 2027, Shqipëria synon të përfshijë përdorimin e inteligjencës artificiale për Prokurimet Publike. Rama: Shqipëria po bën diçka unike në të gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi. Në Shqipëri dhe për shqiptarët, lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve, sipërfaqeve, por shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar...