“Veliaj drejton me Manastirliun”, Teliti paralajmëron: Do kërkojmë mbledhje urgjente në Këshill për shkarkimin e tij

“Veliaj drejton me Manastirliun”, Teliti paralajmëron: Do kërkojmë mbledhje urgjente në Këshill për shkarkimin e tij

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshill, Dorian Teliti, deklaroi se bashkia po drejtohet në mënyrë faktike nga dy ministre të qeverisë Rama, Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku, ndërsa opozita do të intensifikojë aksionin e saj politik në ditët në vijim. Në një intervistë televiziv, Teliti tha se vendimi i Kushtetueses vërtetoi atë që opozita kishte paralajmëruar: se shkarkimi i Veliajt ishte i përgatitur në mënyrë të mangët dhe të njëanshme nga mazhoranca socialiste. “Që në fillim paralajmëruam se mungesa e Erion Velisë në Këshillin Bashkiak do përdorej si justifikim për ta shpëtuar më pas me vendim të gjykatës. Kështu ndodhi. Projektvendimi ishte qëllimisht i cekët dhe jo ligjor”, tha...