PDK s’ka votë edhe për Konjufcën: Kurti do të dështojë çdo përpjekje tjetër

PDK s’ka votë edhe për Konjufcën: Kurti do të dështojë çdo përpjekje tjetër

Kosova E Martë, 4 Nëntor 2025 17:27 Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit për mandatar për kryeministër të Glauk Konjufcës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një reagimi në Facebook, i pari i kësaj partie ka bërë të ditur qëndrimin e PDK-së duke shpërndarë komunikatën e subjektit të tij. ”Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë”. Reagimi i plotë Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi ndodhet përpara një momenti vendimtar politik dhe institucional, që kërkon vendime të qarta, të përgjegjshme dhe në përputhje me realitetin politik në Kuvendin...