Krimi makabër për një foto me kalin, rrëfimi dramatik i gruas së viktimës: Keli ishte me vajzën për dore kur u qëllua

Krimi makabër për një foto me kalin, rrëfimi dramatik i gruas së viktimës: Keli ishte me vajzën për dore kur u qëllua

Pas vrasjes tragjike të Keli Hoxhës në kalanë e Beratit, bashkëshortja e tij, Vjola Haxhia, ka dërguar një mesazh prekës për gazetarin Blendi Fevziu, ku tregon versionin e saj të plotë për mënyrën se si ndodhi ngjarja. “Ne jetojmë prej 14 vitesh në Britaninë e Madhe dhe kishim ardhur për pushime në Shqipëri”, shkruan Vjola. “Një nga destinacionet tona ishte vizita në kalanë e Beratit, që t’u mësonim edhe fëmijëve historinë shqiptare”, tregon ajo. Sipas rrëfimit të saj, gjithçka ndodhi pranë qendrës së kalasë, kur vajza e tyre 8-vjeçare, Sevia, pa një kalë të lidhur dhe kërkoi ta prekte. “Kali ishte vetëm, pa të zotin aty. Keli u afrua bashkë me vajzën ta preknin nga gusha, por në atë moment u shfaq pronari i kalit,...