Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Kos jep lajmin e shumëpritur: Së shpejti BE mund të heqë sanksionet për Kosovën
Në Bruksel janë dhënë sinjale se Bashkimi Evropian pritet të heqë së shpejti masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura gjatë vitit 2023 pas përshkallëzimit të tensioneve në veriun e vendit. Komisionerja për Zhvillim, Marta Kos, ka vlerësuar se situata në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale që u konsideruan të qeta dhe të rregullta. Sipas saj, ky progres ka krijuar kushtet për rishikimin e sanksioneve dhe heqjen e tyre në një periudhë të afërt. Në lidhje me Serbinë, Kos ka bërë të ditur se progres-raporti përmban vërejtje të rëndësishme. “Përsa i përket masave ndëshkuese ndaj Kosovës në progress-raport, ne besojmë se mund t’i heqim këto masa sa më shpejt të jetë e mundur, pasi dhe zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë...