Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mbeti jashtë formacionit më të mirë të vitit “FIFPro 2025”, yllit të Barclonës nuk i del inati dhe publikon “provat” (foto)
Ditën e djeshme u bë publike formacioni më i mirë i vitit “FIFPro 2025”, në bazë të votave të mbi 25 mijë futbollistëve në mbarë globin. Në 11-shen finale ra në sy mungesa e Raphinha, edhe pse braziliani ka patur një vit fantastik në fakt. Raphinha nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe ka bërë një numër të madh postimesh në rrjetet e tij sociale, ku ka përmdnur të gjitha arritjet personale gjatë sezonit të fundit. Në 57 ndeshje me Barcelonën, Raphinha shënoi 34 gola dhe dha 26 asiste, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në trofetë e fituar nga Barcelona sezonin e kaluar si La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës, pa harruar këtu edhe golat dhe asistet...