Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
PL përgënjeshtron Carlo Bollinon: Pagesat për fushatën janë bërë sipas ligjit, kontributi ynë transparent
Partia e Lirisë ka reaguar me një sqarim publik lidhur me pagesën e detyrimeve financiare në kuadër të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, duke përgënjeshtruar raportimet e publikuara në “Report TV” për gjoja shkelje ligjore. Në reagim thuhet se, në zbatim të marrëveshjes së datës 16 prill 2025, Partia e Lirisë ishte angazhuar të kontribuojë me një shumë totale prej 15 milionë lekësh për shpenzimet e përbashkëta të fushatës zgjedhore. Kjo shumë, sipas deklaratës, është paguar në dy këste: 7 milionë lekë më 8 maj 2025, përmes Bankës Credins nga fondet e fushatës zgjedhore, dhe 8 milionë lekë të tjera më 26 gusht 2025, të mbuluara nga fondet vjetore të partisë. Sipas Partisë së Lirisë, të gjitha pagesat janë kryer me transfertë...