Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shpenzimet për fushatën zgjedhore/ Partia e Lirisë pranon faturën prej 80 mijë eurosh për PD
Partia e Lirisë shpjegoi në një reagim për mediat mos-përputhjet e parave të koalicionit mes saj dhe Partisë Demokratike. PL pranoi se ka paguar edhe 80 mijë eurot që thotë PD, por meqë pagesa është bërë në gusht, pas zgjedhjeve, kjo parti nuk e ka deklaruar tek raporti për fushatën, por do ta deklarojë tek raportimi vjetor në KQZ. “Sqarim publik i Partisë së Lirisë mbi pagesën e detyrimeve financiare në kuadër të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore” dhe përgënjeshtrim për disa të pavërteta të publikuara në “Report TV” Në zbatim të marrëveshjes së datës 16.04.2025 (Nr. prot. 339), të nënshkruar ndërmjet partive të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore”, Partia e Lirisë është angazhuar të përballojë shumën totale prej 15.000.000 lekësh...