Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare

Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare

Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare Komisioni Evropian (KE) ka publikuar këtë të martë progres-raportin për Shqipërinë, teksa ka nxjerrë në pah disa problematika serioze në fushën e funksionimit të institucioneve demokratike, ekonomisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Nga zgjedhjet e 11 Majit, te emigrimi masiv dhe sfidat sociale, raporti evidenton një sërë problematikash, teksa thekson se reformat kyçe mbeten të pjesshme dhe sfidat strukturore të pazgjidhura. Zgjedhjet dhe Polarizmi politik Referuar zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit dhe raportit të publikuar nga OSBE/ODIHR, raporti vlerëson se ishin zgjedhje konkurruese, por të karakterizuara nga abuzimet me burimet publike nga qeveria. Raporti thekson se reforma zgjedhore mbetet e pjesshme, polarizimi politik dhe mungesa e dialogut pengojnë funksionimin efektiv...