Picula i tërheq vëmendjen Serbisë për Kosovën: Ka rëndësi nëse doni të integroheni në BE!

Picula i tërheq vëmendjen Serbisë për Kosovën: Ka rëndësi nëse doni të integroheni në BE!

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, gjatë prezantimit të progres-raportit të vendeve kandidate për në BE, deklaroi se Beogradi duhet të tregojë vullnet të sinqertë politik për të avancuar në procesin e integrimit evropian.  “Unë e kam analizuar progres-raportin i cili konfirmon atë që ne kemi thënë prej kohësh sa i përket vullnetit që duhet të shfaqë lidershipi politik në Serbi. Reformat nuk duhen premtuar, pro duhen zbatuar në praktikë. Sidomos në lirinë e medias.”, tha Picula.  Ai shtoi: “Shikojmë që keqinformimi ka zënë vend në Serbi”. Raportuesi theksoi rëndësinë e luftës kundër keqinformimit, i cili sipas tij ka zënë vend në Serbi dhe ka ndikuar në humbjen e besueshmërisë në Bashkimin Evropian.  “Përputhshmëria me BE në politikën e jashtme mbetet një kërkesë e vazhdueshme; autoritetet serbe duhet...