Bardhi: Rama bën cirk me shqiptarët. Sot kërkoi lirimin e Veliajt, por…

Bardhi: Rama bën cirk me shqiptarët. Sot kërkoi lirimin e Veliajt, por…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e shkarkimit nga detyra si kryebashkiak të Erion Veliajt. Në një postim në rrjetet sociale, këtë të martë 4 nëntor, Bardhi thotë se në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë “cirk me shqiptarët”. Sipas tij, shpallja si antikushtetuese e vendimit të Ramës dhe Presidentit Bajram Begaj në raport me Bashkinë e Tiranës nuk përbën triumf të shtetit ligjor, por “turpin e një pushteti që sfidon çdo ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante”.  “Në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën...