Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Arbneshët e Kroacisë dhe veçantia e veshjeve të tyre tradicionale
Arbanasit janë një popullsi që flasin gjuhën shqipe dhe i përkasin kryesisht fesë së krishterë, katolike. Janë vendosur që prej vitit 1700 në rrethinat e Borgo Erizzo në qytetin e Zarës në Kroaci. Arbanasi i Kroacisë (Arbneshi) është vendbanimi në juglindje të gadishullit të Zarës. Sot pjesë e qytetit të Zarës. Ky vendbanim është krijuar në shek. e XVIII me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës . Ishin tri faza të shpërnguljes (në vitin 1721, 1726-27 dhe 1733). Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën e të parëve. Në vitin 1721 nga fshatrat rreth liqenit të Shkodrës, sidomos Ljarje dhe Shestan u shpërngulën disa familje shqiptare dhe u vendosën në fshatin Zarë të Dalmacisë. Lëvizja e tyre e...