Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Doli nga shtypi libri “Mund të jetë si në fillimet e kohëve” i Ndue Ukajt
Doli nga shtypi libri “Mund të jetë si në fillimet e kohëve”, i autorit Ndue Ukaj, botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri” në Tiranë. Këtë e bëri të ditur vetë autori i librit. “Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se Shtëpia Botuese ‘Onufri’, ka botuar librin tim më të ri me poezi, ‘Mund të jetë si në fillimet e kohëve'”, tha Ukaj.Ai falënderoi Anton Berishajn, Elsa Skënderin e Kadia Dedjajn, “që e lexuan dorëshkrimin dhe me vërejtje e sugjerime, e pasuruan atë”, si dhe Bujar e Enxhi Hudhrit, për realizimin e këtij libri. Në vazhdim ju sjellim një poezi të shkëputur nga ky libër: “Mund të jetë si në fillimet e kohëve” Sot është ditë e re dhe mund të jetësi në fillimet e...