Berisha: “Tuneli”, përgjegjësi e Ramës, do nisim protesta të fuqishme kundër qeverisë

Berisha: “Tuneli”, përgjegjësi e Ramës, do nisim protesta të fuqishme kundër qeverisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për procedurën dhe koston e ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se, pavarësisht faktit se SPAK ka marrë të pandehur zv/kryeministren Belinda Balluku për këtë çështje, ligjin sipas tij e ka shkelur shefi i qeverisë, Rama. “Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa. Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës. Luli Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, që u ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.” Berisha tregoi para medias dokumente që lidhen me ndërtimin e tunelit të Llogarasë...