Debate PS-PD për “gjininë”, opozita kundërshton në Komisionin e Jashtëm projektligjin

Debate PS-PD për “gjininë”, opozita kundërshton në Komisionin e Jashtëm projektligjin

Qasjet e kundërta lidhur me projektligjin për barazinë gjinore shkaktuan debate në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme. Ndonëse që në prezantin, Zëvëndësministrja e Shëndetësisë theksoi se në draft përmenden vetëm dy gjini, opozita ngriti pretendimin se ky projektligj synon të destabilizojë shoqërinë shqiptare. “Ky projektligji detyron devijimin total të shoqërisë shqiptare. Një ligj që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk e kanë as vendet e Europës. Gjinia ka koncept biologjik. Ju po detyroni zëvëndësministren që të mbrojë një ligj për të cilën as ajo nuk mund të jetë dakord. Ky ligj do të shkatërrojë traditat tona”, tha deputeti i PD Tritan Shehu.  Por mazhoranca nuk pranoi pretendimet. ishte kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla i cili përsëriti se ligji...