“Na ke lekët borxh”, kanosën dhe shantazhuan një 29-vjeçar, 6 persona nën hetim, një në pranga

“Na ke lekët borxh”, kanosën dhe shantazhuan një 29-vjeçar, 6 persona nën hetim, një në pranga

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pretendimi”, pas një denoncimi për kanosje dhe shantazh ndaj një 29-vjeçari dhe familjarëve të tij. Sipas burimeve zyrtare, gjashtë persona janë identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjes, tre prej tyre vëllezër. Në përfundim të veprimeve hetimore policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ersi Cekani, 26 vjeç e ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit: A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd, dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi. Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i Cekanit dhe i 35-vjeçarit të proceduar. Hetimet kanë zbuluar se grupi vepronte në bashkëpunim, duke kanosur dhe shantazhuar përmes telefonit 29-vjeçarin dhe familjarët...