Të armatosur lëviznin me mjet të blinduar me targa ruse, arrestohen dy të rinj në Durrës

Të armatosur lëviznin me mjet të blinduar me targa ruse, arrestohen dy të rinj në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Blindi”, duke arrestuar në flagrancë dy persona që qarkullonin të armatosur me një automjet të blinduar me targa ruse. Operacioni u organizua pas sigurimit të informacionit në rrugë operative për dy shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndërhynë menjëherë, duke ndaluar automjetin e blinduar që drejtohej nga shtetasi E. D., 28 vjeç, me pasagjer E. B., 29 vjeç, të dy banues në Durrës. “Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë: E. D., 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; E. B., 29 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’”, njofton policia. Gjatë kontrollit të...