Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Berisha: Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues politik i qarkut të Vlorës
“Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskaj si drejtues politik i qarkut të Vlorës”. Është kjo përgjigjja që kreu i Partisë Demokratike Bujar Leskaj u dha gazetarëve, një ditë pasi deputeti demokrat deklaroi përmes një statusi në Facebook se i kishte paraqitur dorëheqjen kryedemokratit. Në deklaratën për mediat Berisha tha se Leskaj do të japë kontributin në PD, por jo si drejtues qarku. “Tani, e vërtetë është ajo. Bujar Leskaj ka ardhur dhe më ka dhënë dorëheqjen si drejtues qarku. Nuk kam ndonjë koment tjetër gjersa ai e ka bërë publike dhe unë e vlerësoj dorëheqjen e tij dhe kaq mund të them. Sugjerimi i tij është sugjerim i tij. Por si hap unë këtë deklaroj. Ai do të japë kontributin në PD, natyrisht jo si...