Qarkullonin me armë në një automjet të blinduar, pranga dy personave në Durrës

Qarkullonin me armë në një automjet të blinduar, pranga dy personave në Durrës

Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi qarkullonin me armë në një makinë të blinduar. Blutë bëjnë me dije që gjatë ndalimit dhe kontrollit fizik në automjet, u gjetën një armë zjarri, tip pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë. Sakaq, u arrestuan në flagrancë Elidon Daçi, 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe Ernest Beqiri, 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Njoftimi i policisë: Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”. Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër...