Berisha: Tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Ramës, Balluku shërbeu si mashë

Berisha: Tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Ramës, Balluku shërbeu si mashë

Kryedemokrati Sali Berisha, ka folur sërish ditën e sotme për aferën e Tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Balluku sipas tij është thjesht “masha” e Ramës, dhe ky i fundit është përgjegjësi kryesor për këtë aferë korruptive. Sipas Berishës, është Edi Rama ai i cili ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë. “Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa. Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt...