Champions League/ Përplasje te Real Madrid para ndeshjes me Arsenalin

Champions League/ Përplasje te Real Madrid para ndeshjes me Arsenalin

Real Madrid po përgatitet për sfidën e kthimit në çerekfinalet e UEFA Champions League, që do të zhvillohet të mërkurën ndaj Arsenalit. Klubi madrilen ndodhet në një situatë tejet të vështirë pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë në “Emirates Stadium”, një rezultat që ka vendosur “Topçinjtë” me njërën këmbë në gjysmëfinale. Në ndeshjen e parë, skuadra e Mikel Artetës dominoi totalisht, me Declan Rice që shkëlqeu si heroi i mbrëmjes. Kjo disfatë ka rritur ndjeshëm tensionin në radhët e “Los Blancos”, dhe kjo është reflektuar edhe në stërvitje. Sipas gazetarit Edu Aguirre, në emisionin “El Chiringuito de Jugones”, ka pasur një konflikt të ashpër mes Jude Bellingham dhe Antonio Rüdiger gjatë stërvitjes të së premtes. “Ka qenë një përplasje verbale shumë e tensionuar. Shkak...