Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëria veçohet në Bruksel për progres në luftën ndaj korrupsionit, kritika të forta për Serbinë
Michael Gahler, anëtar i Parlamentit Evropian (PE) dhe pjesë e Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), deklaroi sot, 4 nëntor, në Bruksel se “për shtete të ndryshme funksionojnë të njëjtat rregulla që të ecin në procesin e zgjerimit me ritmin e duhur”. Duke folur për problemin madhor me korrupsionin në vendet aspirante, veçoi Shqipërinë, duke thënë se është bërë progress jo vetëm në luftën ndaj këtij fenomeni, por edhe ndaj krimit të organizuar. Kritika të forta pati për Serbinë në këtë drejtim. “Ukraina po reflekton për gabimet që ka bërë në këtë proces. Është parë se çfarë është bërë me sistemin anti-korrupsioni. Kur ndalemi te Serbia mbetemi të zhgënjyer nga situaa që shtë krijuar. Problematika më e madhe që paraqitet atje nga qytetarët është korrupsioni...