Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Progres-raporti i BE rrëzon 11 majin:Garë e pabarabartë, partia në pushtet përdori burimet e shtetit dhe patronazhistët
                            Komisioni Europian publikoi sot progres-raportin për Shqipërinë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama anuloi një fluturim drejt Brukselit sot, ky progres-raport është shumë i ashpër, sidomos kur bie fjala tek zgjedhjet e 11 majit. Aty theksohet se partia në pushtet përdori gjerësisht burimet administrative dhe institucionale dhe rrjetin e patronazhit. Në raport thuhet se terreni i garës ishte i pabarabartë. Më poshtë pjesë nga raporti i BE. PJESË NGA RAPORTI I BE PËR ZGJEDHJET Kuadri i përgjithshëm lejon zhvillimin e zgjedhjeve që janë përgjithësisht të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025, pas një reforme të pjesshme zgjedhore, rezultuan në një mandat të katërt radhazi për partinë qeverisëse. Përfundimet paraprake të misionit vëzhgues të Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë...