“Rama thotë ta nxjerrin Veliajn nga burgu”, Berisha tregon prapaskenat: Veliaj 2-3 javë më parë la qelinë, ja ku shkoi

“Rama thotë ta nxjerrin Veliajn nga burgu”, Berisha tregon prapaskenat: Veliaj 2-3 javë më parë la qelinë, ja ku shkoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi publikisht se 2-3 javë më parë, rreth orës 11 të natës, Erion Veliaj e la qelinë e burgut. “Edi Rama thotë ta nxjerrim nga burgu ai kishte caktuar atje regjimin e vrasësit serial. Unë nuk dua të hyj në enigma, por këtu të ju kam deklaruar se rreth 2 ose 3 javë më parë Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurtë. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund të them se cili është, ishte në Surrel apo në vend tjetër, nuk e di se ku ishte. Por atë që di 100% është që la qelinë dhe nuk shkoi në Spital.”, tha Berisha.