Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            Trajneri Silvinjo viziton “Elite Youth Development Academy” dhe ndan përvojën e tij me të rinjtë
                            Trajneri i Kombëtares shqiptarë, Silvinjo, zhvilloi një takim të veçantë me futbollistët e Elite Youth Development Academy, ku ndau rrugëtimin e tij si futbollist dhe si trajner. Ai u ndal te fillimet e tij si futbollist, momentet e rëndësishme me klubet që ka luajtur, vështirësitë e hasura, si dhe eksperiencën e drejtimit të Kombëtares këto tre vite. “Në futboll kam bërë një rrugëtim të gjatë, me trajnerë të ndryshëm, nga të cilët kam mësuar shumë. Për mua pjesa më e vështirë si futbollist ishte menaxhimi i momenteve kur nuk luaja mirë ose jo dhe kur nuk luaja fare. Nuk është e lehtë, sepse ndjen një frustrim të brendshëm, por e rëndësishme është të mos e transferosh te shokët e skuadrës, trajneri apo pjesëtarët e tjerë...