KE publikon raportin për Shqipërinë: Përparim i qëndrueshëm, por sfida të theksuara në demokraci dhe…

KE publikon raportin për Shqipërinë: Përparim i qëndrueshëm, por sfida të theksuara në demokraci dhe…

Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke vlerësuar se vendi ka ruajtur angazhimin e lartë politik dhe ka hapur negociata për pesë nga gjashtë grup-kapitujt. Megjithatë, dokumenti nënvizon se një sërë sfidash kyçe vazhdojnë të pengojnë ritmin e reformave. Sipas raportit, zgjedhjet parlamentare të majit 2025 ishin konkurruese dhe profesionalisht të administruara, por u shoqëruan me pabarazi në terrenin elektoral, përdorim të burimeve publike dhe polarizim të thellë politik. Komisioni thekson nevojën për një reformë të plotë zgjedhore dhe rritje të kontrollit parlamentar ndaj qeverisë. Në fushën e sundimit të ligjit, BE vlerëson progresin e reformës në drejtësi, por paralajmëron se presioni politik mbi institucionet e drejtësisë mbetet shqetësues. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe...