“Zgjedhjet konkurruese, por pati mangësi”/ Zbardhet progres-raporti i BE për Shqipërinë: Kuvendi pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin

“Zgjedhjet konkurruese, por pati mangësi”/ Zbardhet progres-raporti i BE për Shqipërinë: Kuvendi pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin

Komisioni Europian ka hartuar progres raportin për Shqipërinë ku kryefjalë e tij janë zgjedhjet e 11 majit. Në draftin e siguruar nga Top Channel thuhet se zgjedhjet ishin konkurruese, megjithëse pati mangësi ndaj procesit. Brukseli vë theksin se Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, “ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta në organet kushtetuese ose institucionet e pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze”. Pjesë nga raporti Korniza e përgjithshme lejon zgjedhje përgjithësisht të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025, të cilat pasuan një reformë të pjesshme zgjedhore, sollën mandatin e katërt radhazi për partinë në pushtet. Përfundimet paraprake të misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)...