Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat
                            Protesta e minatorëve në minierën e Spaçit ka hyrë në ditën e 27-të. Ende nuk ka reagim nga kompania “Tete Albania”, ndërsa edhe 40 të tjerë janë shkarkuar nga puna. Minatorët shprehen se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Minatorët, të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen. Ata kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.