KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 3 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Herila Çela. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit ndaj vendimit të Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra më 30 tetor 2023 gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela për probleme në kriterin e pasurisë, ndërsa në vlerësimin tërësor u çmua se kishte cënuar besimin e publikut për shkak të përfitimit të të ardhurave nga fondet publike nëpërmjet shoqërisë...