Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Spiropali me studentët e Hagës: Shqipëria, një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane
                            Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbajtur një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara. Në bashkëbisedimin e saj me studentët e Programit të Studimeve Europiane, Spiropali foli për historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane. “Më shijoi biseda me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Hagë. Për rastësi, në të njëjtin vit të themelimit të këtij universiteti në 1987, fotografi holandez Piet den Blanken fiksoi me objektivin e tij, imazhin e një fëmije të varfër pesëvjeçar, që mundohej të blinte një bukë në Shqipërinë e kohës. Sot me dhjetra e qindra fotografë holandezë vizitojnë vendin tonë për të...