Ismail Syla: Biri i hijes, biri i fjalës dhe biri i kodit

Ismail Syla: Biri i hijes, biri i fjalës dhe biri i kodit

(Tri rrugë të formimit të birit përballë autoritetit të atit në letërsinë klasike dhe moderne) Nga Ismail Syla 1.Telemaku dhe Odiseu – burrërimi përmes mungesës mitike Në poemën epike “Odiseja” të Homerit, Odiseu – Uliksi, nga njëra anë është hero i largësive, i luftës dhe mendjemprehtësisë, – nga ana tjetër, është babai dhe burri që mungon për dy dekada me radhë. Ndërsa i biri Telemaku, rritet i rrethuar nga imazhi i atit, jo nga prania e tij. Në këtë dinamikë, formimi i tij ndodh nën hijen e një miti, jo nën dorën e një prindi.Në versionin homerian të identitetit, biri piqet përmes mungesës së babait. Ky është modeli i burrërimit të shtyrë nga mungesa. Biri nuk zhvillohet nga përkrahja, por nga nevoja për të ndërtuar...