Hiqej si drejtor policie, 20-vjeçari u jepte urdhra edhe policëve në Portin e Durrësit

Hiqej si drejtor policie, 20-vjeçari u jepte urdhra edhe policëve në Portin e Durrësit

Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare. Hetimet zbuluan se i riu, hiqej si polic, madje në disa raste edhe si Drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie. Gjithashtu duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion. Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit. Brasha kishte...