Sot samiti për zgjerimin e BE, diskutohet avancimi i vendeve të Ballkanit drejt integrimit

Sot samiti për zgjerimin e BE, diskutohet avancimi i vendeve të Ballkanit drejt integrimit

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e zgjerimit të unionit. Në qendër të diskutimeve do të jetë e ardhmja e procesit të integrimit në një kohë kur zgjerimi ka marrë një shtysë të re pas zhvillimeve gjeopolitike të viteve të fundit. Ndwrkohw Shqipëria vijon të konsiderohet si një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit, me një objektiv për t’u bërë pjesë e Bllokut deri në vitin 2030-te. Samiti do të shqyrtojë gjithashtu përfitimet e zgjerimit, aksesin në tregje të reja për miliona konsumatorë, zgjerimin global të ndikimit politik të BE-së dhe forcimin e demokracisë e vlerave evropiane në të gjithë kontinentin. Mbajtja e samitit përkon edhe me prezantimin nga Komisioni Evropian të raportit vjetor...