EMRI/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 efektiv policie dhe 3 punonjës të IMT-së, ja për çfarë akuzohen

EMRI/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 efektiv policie dhe 3 punonjës të IMT-së, ja për çfarë akuzohen

amp SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër. Punonjësi i policisë Anton Ademaj dhe 3 inspektorët D.LL., J.J. dhe M.L., dyshohen për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorim i detyrës”. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.  Njoftimi: Shkodër/AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale,...