Sali Berisha shpenzime marramendëse në fushatën e 11 majit, kontrata e LaCivita me PD afër 2 mln dollarë…

Sali Berisha shpenzime marramendëse në fushatën e 11 majit, kontrata e LaCivita me PD afër 2 mln dollarë…

Dita e djeshme ishte afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 11 majit.  Sipas raportit financiar të PD të depozituar në KQZ shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë Advancing Strategies te Chris LaCivita është plot 1 milionë e 670 mijë dollarë. Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025, 16 mars 2025, 24 mars 2025, 26 maj 2025. Pagesa e fundit për LaCivitan ishte 15 ditë pas zgjedhjeve. LaCivita ishte angazhuar nga PD për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ka ofruar konsulencë strategjike dhe menaxhim të aktivitetit elektoral. 1.100 euro akomodim dhe masazh për Chris LaCivita Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që kreu i Partisë Republikane, Fatmir...